Hamilton siguron “pole” nr.100 në karrierë

Luis Hamilton me Mrecedes siguroi “pole position” në pistën e Montemelo, ku të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1. Ky është “pole” nr.100 në karrierë për pilotin britanik, që dha kohën 1’16”741.

Në vendin e dytë u ndal makina “Red Bull” e Maks Verstapenit, shumë pranë saj të britanikut. Ndërsa i treti u rendit Valteri Botas me makinën tjetër “Mercedes”. Pra, në vijën e parë të nisjes do të jenë dy pretendentët kryesorë për titull, Hamilton e Verstapen. Pjesë e sesionit të fundit kaulifikues ishin edhe Lekler, Okon, Sainz, Rikiardo, Perez, Noris dhe Alonso.

LEXO EDHE:

Back to top button