Hamiltoni: Nuk jemi gati për të mbrojtur titullin

Makina “Mercedes W12” nuk duket ende gati për sezonin 2021 të Formula 1. Gjatë 3 ditëve që u zhvilluan testet dimërore në Bahrein, makina kampione e botës pati disa probleme, sidomos në pjesën e pasme, pasi makina nuk ishte e balancuar mirë.

 

 

 

“Nuk kam qenë kurrë një person i dashuruar pas testeve, pasi më pëlqen të garoj. Gjithsesi, kjo ndoshta është hera e parë që do të dëshiroja të kishim më shumë kohë për të testuar makinën e re. Kemi ende shumë punë për të bërë. Gjatë këtyre 3 ditëve kemi analizuar shumë të dhëna e kemi ecur përpara, por shoh se kemi ende mjaft boshllëqe që duhen riparuar gjatë këtyre 2 javëve. Ndaj, mezi pres ta shoh gjendjen e makinës gjatë garës”, tha mes tjerash Luis Hamilton.

LEXO EDHE:

Back to top button