Hamiltoni penalizohet me 5 pozicione në Interlagos?!

Piloti britanik Luis Hamilton pritet të dënohet me 5 pozicione në garën e radhës, në Brazil. Për momentin ky vendim nuk është ende zyrtar, por pritet që brenda pak orësh të mësohet fati i Hamiltonit dhe makinës së tij të “Mercedesit”.

Makina e pilotit britanik ka një problem në pompën e presionit të ujit, që duket se rrjedh ujë. Për këtë arsye, te makina e tij do të montohen një pajisje e re dhe sipas rregullores, kjo do të sjellë një penalitet me 5 pozicione në startin e garës që zhvillohet në pistën e “Interlagos”.

Ky penalitet nuk ka lidhje me garën “sprint” që zhvillohet këtë të shtunë në Brazil, por do të ketë efekt në startin e garës të së dielës. Në bazë të pozicionit të garës “sprint” do të vijë edhe penalizimi, gjithnjë nëse Hamilton vendos të montojë pjesë të reja të motorit të “Mercedes”.

LEXO EDHE:

Back to top button