Handanoviç: Ja pritja ime më e rëndësishme e sezonit

Skuadra e Interit është kthyer të festojë titullin pas 11 vite. Trofeu është ngritur nga Samir Handanoviç. Portieri ka qenë një pikë referimi për skuadrën zikaltër në sezonet e fundit pa shumë gëzime. Nuk kishte arritur kurrë ta fitonte titullin në karrierën e tij dhe ka arritur ta bëjë me Inter-in.

“Jam shumë i gëzuar dhe i lumtur. E kemi pritur për një kohë të gjatë këtë moment. Mbaj mend pritjen ndaj Kieza-s në pjesën e dytë kundër Juventusit: ajo është ndërhyrja që më ka mbetur në mendje. Sot realizohet një ëndërr që çdo fëmijë e ka: fitorja e një trofeu,” ka thënë Handanoviç për “DAZN”.

LEXO EDHE:

Back to top button