Hansi Flik: Atalanta, kundërshtarë i vështirë që mbrohet mjaft mirë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik ka folur në një konferencë shtypi. Flik, ka lavdëruar kundërshtarin e tij, Atalantën, një ditë para ndeshjes së nesërme të Ligës së Kampionëve.

“Kundër skuadrave nga Italia është gjithmonë e vështirë të luash, sepse ata me të vërtetë mbrojnë shumë mirë. Nuk është e lehtë të luash kundër Atalantës, ata luajnë një kundër një në të gjithë fushën. Në formacion jeni gjithmonë nën presion,” u shpreh Flik.

Kujtojmë se Barcelona, do të presë në shtëpi Atalantën me ndeshjen që zhvillohet në “Montzhuik”, të mërkurën në orën 21:00./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button