Hansi Flik dhe Ruben Amorim, kandidat për stolin e Çellsit?

Skuadra e Çellsit ka pasur një sezon katastrofal me trajnerin Mauricio Poketinjo dhe tashmë po flitet se bordi ka filluar gjetjen e një trajneri të ri për sezonin 2024/25. Siç raporton gazetari i Bild.de, Kristian Falk – kandidati potencial për ta zëvendësuar argjentinasin te “Blutë” është Hansi Flik.

Flik është i papunë që nga viti 2023, ku u shkarkua nga pozita e trajnerit të Kombëtarja e Gjermanisë. 59-vjeçari dikur ishte në stolin e Bajern Munihut, ku kishte qëndruar te “bavarezët” në 86 ndeshje dhe mori një notë të lartë 2.53 – duke fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Super Kupën, Kupën e Gjermanisë dhe dy tituj të Bundesliga-s.

Përveç Hansi Flikut, kandidatë për ta zënë vendin e trajnerit Poketinjo ka edhe trajnerë tjerë, duke përfshirë këtu edhe atë të Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim. /Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button