Hansi Flik fton dy futbollistët e rikuperuar që të sfidojë Las Palmas-in në La Liga

Barcelona ka emëruar një skuadër të fortë prej 23 lojtarësh për ndeshjen e tyre të ardhshme në La Liga kundër Las Palmas. Klubi katalunas do të ndeshet (e shtunë) me Las Palmas në kuadër të javës së 15-të në La Liga dhe Hansi Flik ka emëruar tashmë listën me lojtarët e ftuar.

Lajmi i madh është se Lamine Jamal është rikthyer në skuadër pasi mungoi në ndeshjet e fundit shkaku i një dëmtimi. Ferran Torres gjithashtu është rikuperuar nga lëndimi i tij dhe është në dispozicion për përzgjedhje nga trajneri gjerman.

 

Lista e lojtarëve të ftuar nga Flik:

Portierë: Inaki Pena, Vojpçieh Shçezni, Ander Astralaga

Mbrojtës: Kunde, Fort, Kubarsi, Martinez, Domingez, Garsia, Martin, Balde.

Mesfushorët: Fernandez, Pedri, Torre, de Jong, Gavi, Lopez.

Sulmues: Rafinja,Levandovski, Viktor, Olmo, Jamal, Torres.

LEXO EDHE:

Back to top button