Hansi Flik konfirmoi se përse uli Sane-n në pankinë

Fitorja e Bajernin me 2-1 ndaj Bajer Leverkuzenit ishte nën hije të një momenti interesant të përballjes së zhvilluar në “Bay Arena”. Ajo çka la përshtypje ishte zëvendësimi i sulmuesit, Leroj Sane, i cili u fut në lojë në minuën 32′ vetëm për tu zëvendësuar në minuën 68′. Kjo bëri që gazetarët të pyetnin trajnerin e Bajern Munihut, Hans-Dieter Flik.

Kur ju bëni zëvendësime, ju bazoheni në perfomancë dhe instikt. Nëse shikoni në pjesën e dytë, Muller ishte fantastik edhe Gnabry u përmirësua gjithashtu, prandaj zëvendësova Sane. Duhej të reagonim në atë mënyrë sepse skishim zgjidhje tjetër. Ne jemi të kënaqur me të, por është e rëndësishme që kur të startojë në ndeshje, të japë 100% nga vetja. Si disa lojtarë tjerë, ai humbi topin nganjëherë dhe nuk u angazhua ta rifitonte, këto janë arsyet dhe ne kemi folur me të”, përfundoi Hans Dieter Flik.

LEXO EDHE:

Back to top button