Hansi Flik, largohet nga stoli i Gjermanisë?!

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flik mund të largohet nga stoli i kombëtares. Gjermania mposhti Kosta Rikën (4:2), por u eliminua, pas fillimit aspak të mirë në Kupën e Botës. E pas këtij eliminimi shokues, është pyetur trajneri i kombëtares nëse do jap dorëheqje.

“Ne do ta zgjidhim këtë shpejt, është e vështirë të përgjigjemi menjëherë pas ndeshjes, kur të eliminohemi. Do ta shohim së shpejti”, u shpreh ai.

Gjermania është eliminuar nga Botërori vetëm në fazën e grupeve për të dytin kompeticion me radhë. Mbetet të shihet nëse do ndodh një largim i trajnerit nga gjiganti gjerman.

LEXO EDHE:

Back to top button