Hansi Flik: Na mungon qetësia për të konkretizuar rastet e krijuara

I pezulluar me dy takime, Hansi Flik është detyruar ta ndjekë takimin si spektator, por ai vazhdimisht ka qenë në kontakt me stafin e tij për të dhënë udhëzimet e rastit. Në fund edhe ai i zhgënjyer si të gjithë për një humbje të kushtueshme për ekipin.

“Jemi të gjithë të zhgënjyer, sepse kjo nuk ishte një ndeshje për u humbur. Kemi pësuar që në fillim, por më pas kemi krijuar mundësi të shumta për të barazuar. Por me sa duket na mungon ajo qetësia e duhur para porte për konkretizuar rastet e krijuara. Edhe Leganes ka meritën e saj, sepse u mbrojt mjaft mirë, por mendoj se ky rezultat është penalizues për ne. Me atë çfarë dhamë në fushë meritonim diçka më shumë. Tani është momenti që të shtrëngohemi dhe të punojmë më fort, pasi fundjavën e ardhshme kemi një përballje kundër një rivali direkt, si Atletiko e Madridit”, deklaroi trajneri i Barcelonës.

LEXO EDHE:

Back to top button