Hap i rëndësishëm drejt paqes? Takimi i nivelit më të lartë Rusi-Ukrainë mbahet në Turqi

Negociatat për arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë vijojnë të intensifikohen dhe kësaj radhe në bisedime do të ulen kryediplomatët e dy vendeve.
Sipas mediave ndërkombëtare, ditën e enjte në Turqi do të zhvillohet një takim mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kulebo.