Hapet konkurs për njësitin “Tigri”, interesim edhe tek policët shqiptarë

Gazetar: Adrian Kerimi
Byroja e Sigurisë Publike pranë Ministrisë së Brendshme ka shpallur konkurs të brendshëm për njësitin elitarë “Tigri”. Konkursi zgjatë deri me 5 mars, ndërsa i referohet tre pozicioneve.
MPB, konkurs i brendshëm NJSA “Tigri”
Polic i ri për operacione (me shkollë të mesme dhe provimin përgatitor)
Polic për operacione (me shkollë të mesme, përvojë pune 2 vjeçare)
Polic në pozicion të lartë për operacione (me shkollë të mesme, përvojë pune 3 vjeçare)
Mosha e cila kërkohet është nën 30 vjeç, që lë të kuptohet se MPB-ja pretendon në rifreskimin e njësisë së anti-terrorit.
MPB, konkurs i brendshëm NJSA “Tigri”
Të mos jenë më të vjetër se 30 vjeç
Të dëshmojnë se gëzojnë shëndet të plotë (raport nga specialisti ose internisti)
Të posedojnë (ose të jenë në procedurë) certifikatë të nivelit “Besueshmëri e lartë”.
Pas përmbushjes së kushteve nga konkursi, kandidatët i nënshtrohet disa testeve dhe ushtrimeve specifike, përfshi edhe testin psikologjik, testin e njohurive, testin e frikës dhe trajnimin 6 mujorë për përzgjedhje dhe ushtrime. Kandidati i cili plotëson kriteret e lartpërmendura, sistematizohet në njësinë elitare “Tigri”.
Nga Ministria e Brendshme nuk japin informacion për rrjedhën e konkursit, por Alsat nga burime të besueshme mëson se ka interes tek policët shqiptarë për të thyer barrierën disa vjeçare të mos përfaqësimit në këtë njësi. Aktualisht në njësitin elitarë “Tigri” ka vetëm policë maqedonas. Kjo njësi prej 40 vitesh mbetet e mbyllur për shqiptarët, ndërsa autoritetet ishin arsyetuar se nuk në “Tigra” nuk merret për bazë përkatësia etnike, por përgatitja fizike dhe psikologjike.
Jozyrtarisht pas këtij konkursi pritet që të ketë një konkurs të ri, për policët që dalin nga Qendra për Trajnime në Idrizovë. /Alsat.mk