Hapja solemne e “Tokio 2021”, do të jetë pa tifozë

Qeveria japoneze ka vendosur që Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin më 23 korrik, të zhvillohen pa praninë e spektatorëve të huaj. Kjo masë është marrë për shkak të pandemisë Covid-19, lajm që konfirmohet nga agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo News”.

 

 

Sipas qeverisë, tifozët e huaj nuk do të lejohen, për shkak se ata mund të sjellin me vete edhe variantet e reja të koronavirus gjatë kohës që do të jenë në Olimpiadë. Gjithashtu, qeveria ka vendosur që ceremonia e hapjes së Olimpiandës të zhvillohet pa tifozë.

Në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë vetëm një numër i limituar të ftuarisht dhe sportistët pjesëmarrës në Olimpiadë. Kjo masë merret për të evituar grumbullime masive njerëzish.

Gjithsesi, vendimi zyrtar për sa i përket tifozëve të huaj e vendës si dhe mënyrës së organizimit të cereminisë së hapjes do të merret nga Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike, në mbledhjen që do të zhvillohet në fund të marsit.

LEXO EDHE:

Back to top button