Harden kërkon ekip për titull…ose largohet

Pas disa ditësh bojkoti, basketbollisti Xhejms Harden është rikthyer në Teksas dhe ka nisur stërvitjen me skuadrën e Hjuston Rokets. Për momentin duket se është kthyer paqja mes palëve, por situata vijon të jetë e ndërlikuar për yllin e NBA-së.

Mësohet se Xhejms i ka kërkuar skuadrës që të bëjë sa më shpejt përforcime për të qenë një ekip pretendent për titull. Në të kundërt, ai është gati të largohet në çdo moment, duke pranuar të jetë edhe pjesë e ndonjë shkëmbimi lojtarësh.

“Mjekra” për momentin po stërvitet me ekipin, po zërat për një transferim te Golden State apo Bruklini janë ende konkretë dhe situata mund të ndryshojë. Deri më 22 dhjetor, kur nis sezoni i ri, gjithçka mund të ndodhë me Xhejms Hardenin.

LEXO EDHE:

Back to top button