Hari Kejn optimist për ndeshjen kthyese të çerekfinales ndaj Interit

Herri Kejn, protagonisti negativ i ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Interit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “SkySport” në versionin gjermanisht. Sulmuesi, përveçse analizoi sfidën, nuk harroi të thumbonte edhe rivalët italianë, të cilët fituan sfidën e parë në stadiumin “Allianz”, me rezultatin 2-1.

Kritikat e shumta për lojën nuk duket se do të cenojnë forcën e një grupi që po kalon një moment të vështirë, për shkak të mungesave të shumta. Sidoqoftë, Kejn mundohet të tregohet optimist.

“Nga ndeshja me Interin mund të marrim shumë gjëra pozitive. Mund të jetë një ndeshje e ngjashme në Milano dhe ne nuk është se presim që zikaltrit të ndryshojnë shumë. Tek Interi ka disa lojtarë të mëdhenj individualë, ndaj të cilëve duhet të jemi të kujdesshëm. Por, në përgjithësi, mendoj se kjo ndeshje mund të ishte dëshmi që edhe ne mund të jemi të rrezikshëm, pavarësisht mungesave. Në fund, ata festuan sikur të kishin kaluar që tani turin”, përfundoi numri 9 bavarez.

LEXO EDHE:

Back to top button