Hari Meguajer i “rilindur” nën komandën e Ruben Amorimit, vjen edhe rinovimi

Mbrojtësi i Man. Junajtedit, Hari Meguajer, ka zhvilluar bisedime që konsiderohen pozitive për një zgjatje të kontratës. Kontrata e 31-vjeçarit skadon në fund të sezonit, por klubi ka një opsion për ta shtyrë edhe për 12 muaj të tjerë.Anglezi konfirmoi se bisedimet po vazhdojnë.
“Nuk kam menduar realisht për të ardhmen. Kam ende kohë deri në fund të sezonit për të nënshkruar një kontratë të re këtu, me një opsion në duart e klubit ku luaj. Gjithsesi, të gjitha shenjat janë pozitive për momentin”, tha Maguire, që duket se po shijon një rilindje nën drejtimin e trajnerit të ri Ruben Amorim, pasi luajti në fitoren e Man. Junajtedit në derbin ndaj Man. Sitit, të dielën.
Amorim e etiketoi qendërmbrojtësin si “perfekt” pas fitores dramatike.
“Meguajer është perfekt kur luan me tre mbrojtësit. Unë mendoj se në mes ai është perfekt. Kur rivalët luajnë me topat e gjatë ai është i përkryer, është i forte,” tha mes tjerash trajneri portugez