Harri Kejn: Trajneri i ri ka sjell një frymë të re te Bajern Munihu

Ylli anglez te Bajern Munihu, Hari Kejn, ka vendosur menjëherë objektivat e tij në një intervistë për “Sport Bild”.

 

“Dua të vazhdoj të shënoj gola dhe të ndihmoj skuadrën. Por një gjë është e qartë: qëllimi kryesor është fitimi i titujve! Me trajnerin e ri Vinsent Kompani, klubi ka sjellë një fytyrë të re, të freskët në Bord”.

 

Kapiteni i Anglisë është i emocionuar për punën me trajnerin e ri belg.

 

“Jam shumë i emocionuar të shoh se si do të jetë me trajnerin e ri mënyra se si luajmë”. Përshtypjet e para janë premtuese. Do të kemi shumë topin në kontroll dhe do të krijojmë shumë shanse. Kjo është mënyra perfektë për të luajtur për mua. Shpresoj të kem shumë shanse dhe të shfrytëzoj disa prej tyre…”

 

Me 44 gola në 45 ndeshje zyrtare, në raundet eliminatore të Ligës së Kampioneve, ai ka dëshmuar aftësinë e tij për të shënuar. Megjithatë, nën drejtimin e Kompanisë ai pritet të bëjë më shumë sesa thjesht të shënojë gola.

 

“Po, padyshim që do të jetë më shumë punë. Vura re që në dhjetë minutat e para kundër Totenhemit ishin dhjetë minuta shumë të vështira”, tha 31-vjeçari.

LEXO EDHE:

Back to top button