Hari Kejn vendos ultimatum kohor për fatin e tij

Sipas “Daily Mail”, telenovela verore e Hari Kenit, është afruar vendimit final. Sipas asaj që raportohet nga ky medium, sulmuesi i Tottenhamit ka vendosur një afat për të ardhmen e tij, një datë përfundimtare, e cila skadon të dielën.

Kejn dëshiron të zgjidhë gjithçka deri në fund të javës, kur fillon Premier Liga.  Sulmuesi është i qartë me palët: ose Bajern Munihu do të gjejë një marrëveshje totale me Totenhamin deri të dielën, ose edhe sezonin e ardhshëm kapiteni i Anglisë do të mbetet në Londër, me fanellën e Spursave. Diferenca mes ofertës dhe kërkesës është plot 29 milionë euro.

Oferta e parë, në qershor, ishte 70 milionë plus bonuse, e cila më vonë u përmirësua në qershor në rreth 99 milionë euro, ende e konsideruar si e pamjaftueshme. Kujtojmë që Hari Kejn është i lidhur me klubin londinez deri në qershor të vitit 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button