Harxhimet për jetë gjatë muajit shkurt u rritën mbi 7 për qind, krahasuar me vitin e kaluar

Harxhimet për jetë gjatë muajit shkurt është rritur për një për qind krahasuar me muajin paraprak janar, ose 7,6 për qind në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, sipas Entit Shtetëror të Statistikave. Rritja është edhe më e madhe te çmimet e shitjes me pakicë, të cilat janë më të larta për 1.2 në krahasim me janarin, përkatësisht 8.6 për qind në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar.

Rritje të indekseve të kostos së jetesës në shkurt të këtij viti, krahasuar me një muaj më parë, është shënuar te cigaret me 6,6 për qind, te perimet e freskëta dhe frutave të tjera me 4,3 për qind, kafeja, çaji, kakao me 2,7 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button