Hasani: Grubi të dorëhiqet pas tubimit të “Grupit të Zjarrit” në Çair (Video)

Hasani: Grubi të dorëhiqet pas tubimit të “Grupit të Zjarrit” në Çair (Video)

Zv/ministri i Mbrojtjes në largim, Bashkim Hasani, kërkoi nga zv/kryeministri Artan Grubi të dorëhiqet menjëherë nga pozita që ushtron, pas tubimit të “Grupit të Zjarrit” në Çair. Në Programin 200, Hasani, tha se Grubi e ka humbur legjitimitetin pas këtij tubimi, pasi mbi 2000 qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e tij, vetëm në degën e BDI-së në Çair, të cilës i përket Grubi.

“Të kisha qenë unë si Artani edhe sikur në degën time të mbahet një tubim siç u mbajt sonte në Çair, unë nuk do të prisja nga kryetari të më thotë qëndro në shtëpi ose shko në punë, por do i paraqitesha kryetarit dhe do i thosha, në interes tëndin dhe në interes të subjektit unë qëndroj në shtëpi. Nëse i duhet, degës së Çairit ndihma ose përkrahja ime, le të më thirrin, unë nga sot nuk jam zëvedës kryeministër i parë. Në degën tënde të mblidhen mbi 2000 qytetarë dhe të kërkojnë dorëheqjen tënde dhe të pretendosh se e kemi gabim, atë mund ta bëjë vetëm Artan Grubi”, tha Bashkim Hasani në Programin 200, që transmetohet sonte në ora 22:10, në Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button