Havier Tebas flet për Lionel Mesin dhe marrëveshjen me Barcelonën

Presidenti i La Ligas, Havier Tebas është rikthyer të flasë për situatën e Lionel Mesit, para transferimit në Inter Majami. Tebas u shpreh se Messi dhe Barcelona nuk arritën të gjenin një marrëveshje.

“Leo Mesi nuk e mbylli karrierën në Barcelonë, sepse nuk mund të gjenin një marrëveshje”, tha fillimisht Tebas.

Tutje, ai u shpreh se mbyllja e karrierës në Barcelonë do të ishte gjëja më e mirë për argjentinasin.

“Do të doja që ai të kishte mbyllur karrierën në La Liga. Do të kishte qenë më e mira për të, për mua dhe për Barcelonën”, përfundoi Tebas.

LEXO EDHE:

Back to top button