Haxhiu: Kurti nuk firmos asociacion me kompetenca ekzekutive
Haxhiu: Kurti nuk firmos asociacion me kompetenca ekzekutive

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës Albulena Haxhiu, në një intervistë ekskluzive për Alsat tha se për Kosovën ka qenë i pranuar plani franko-gjerman, por janë përballur me njëanshmërinë e ndërmjetësuesve duke u adresuar kërkesa e Serbisë për themelimin e Asociacionit ashtu siç e dëshiron Serbia. Ajo tha se për Kosovën kjo është e papranueshme dhe se Kurti nuk nënshkruan marrëveshje për Asociacion me kompetenca ekzekutive. Haxhiu tha se Kurti nuk do të nënshkruajë asgjë që bie ndesh me sovranitetit, integritetin territorial dhe me interesat e qytetarëve të Kosovës.