Henes: Nuk mund të paguajmë shifra të caktuara për një sulmues

Bajern Munihu ka dalë nga gara për sulmuesin e Borusia Dortmund, Erling Haland.
“Më vjen keq, por ata që kanë folur për një transferim të mundshëm të Haaland te ne, nuk e ka kuptuar situatën”, ka thënë administratori i Bajernit, Oliver Kan.
Një koncept që është përforcuar edhe nga Uli Hoenes.
“Nuk mund të paguajmë shifra të caktuara për një sulmues, Coronavirus na ka hequr rreth 100 milionë euro për shkak të mungesës së publikut dhe ne dy vitet e ardhshme do të ketë probleme serioze për të gjithë klubet. Është një operacion që nuk do ta bëjmë kurrë. Nuk do të bëjmë blerje të mëdha sepse situata është e komplikuar,” ka thënë Hoeness për Sport1.de.