Henes: Tuhel më shumë mendon për tregun, se sa për futbollistët e Akademisë

Vendimi i bordit të Bajern Munihut për të larguar në fund të sezonit trajnerin Tomas Tuhel, nuk ka pasur të bëjë vetëm me rezultatet e dobëta, aty ku tri humbjet radhazi erdhën si “rrufe në qiell të hapur”.

Presidenti i Nderit në Mynih Uli Henes e ka vendosur theksin edhe te strategjia e Tuhel, i cili ka qasje për ta ndërtuar ekipin mbi objektiva në merkato, sesa t’i japi përparësi lojtarëve nga Akademia.

“Tuhel nuk mendon se mund të përmirësoi Dejvisin, Pavloviç apo Musialan. Fakti që e hedh vështrimin drejt tregut, nënkupton se ai nuk i jep besimin e duhur. Bajerni gjithmonë i ka dhënë përparësi lojtarëve me perspektivë, e cila nuk po ndodh kështu në ciklin ekzistues”, tha Henes për “Allgemeine Zeitung”.

Po ashtu sipas mediumit në fjalë mësohet se Uli i ka ulur “gjakrat” me Ralf Ragnik dhe është “partizan” i filozofisë së trajnerit 65-vjeçar për të marrë drejtimin e bavarezëve, duke lënë në plan të dytë hatër mbetjet e vjetra.

LEXO EDHE:

Back to top button