Hëngri diçka kur po luante në park, humb jetën 2-vjeçari në Itali

Hëngri diçka kur po luante në park, humb jetën 2-vjeçari në Itali

Një fëmijë 2 vjeç ka humbur jetën në Itali, ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur Pieve di Cadore, raportojnë mediat italiane.

Djali i vogël u sëmur në shtëpi dhe më pas u dërgua në spital, por fatkeqësisht humbi jetën. Hipotezat për vdekjen e papritur te vogëlushit janë se ai mund të ketë gëlltitur diçka në park, si helm miu ose kërpudhë.

I vogli kishte qenë në një park lojërash me babain e tij disa orë para se të sëmurej. Dhe ka qenë babai ai i cili ka thënë se e ka parë fëmijën në një moment të fusë diçka në gojë.

LEXO EDHE:

Back to top button