“Hera e parë që 3 lojtarë të skuadrës sime këpusin ligamentin në sezonin e njëjtë”

Real Madrid duket vërtet i pafat me dëmtimet në këtë sezon. Pas Tibo Kurtua dhe Eder Militao, tashmë edhe David Alaba pëson të njëjtin problem. Në ndeshjen e fituar 4-1 ndaj Viljareali, austriaku i “Los Blancos” braktisi terrenin e gjelbër në minutën e 35 teksa analizat më të detajuara zbuluan se 31-vjeçari ka këputur ligamentet gjurit të majtë dhe se do ta mbyllë para kohe sezonin.

Këto dëmtime kërkojnë minimalisht gjashtë muaj kohë për t’u rikuperuar me Alabën që tashmë do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale me objektiv rikthimin në sezonin e ardhshëm. Rreth dëmtimt të Alabës foli edhe trajneri Karlo Ançeloti, me italianin që theksoi se nuk i kishte ndodhur kurrë në karrierën e tij që tre lojtarë nga skuadra të dëmtoheshin kaq rëndë.

“Është hera e parë në karrierë që tre lojtarë të skuadrës sime këpusin ligamentin në të njëjtin sezon dhe brenda pak muajsh. Është diçka e pabesueshme”, tha Ançelotti.

LEXO EDHE:

Back to top button