Hern: Do bëjmë ç’mos, vetëm të realizohet sfida Xhoshua-Fjuri

Promotori Edi Hern thotë se Enton Xhoshua dhe Tajson Fjuri po mendojnë të heqin dorë nga të gjithë katër titujt e botës në peshat e rënda vetëm se për t’u siguruar se meçi i mes tyre të realizohet sa më shpejtë. Meçi i kategorisë së rëndë mes dy kampionëve nga Britania e Madhe do të ishte i pari në historinë e boksit në të cilin do të luftohej për të gjithë katër titujt e botës në kategorinë e rëndë.

Fjuri, 32 vjeç, është kampion në VBC, ndërsa Xhoshua, 31 vjeç, i mban titujt në IBF, VBA dhe VBO.

E kemi një meç në duart tona, dhe më vjen keq prej organeve qeverisëse, por ky meç është më i rëndësishëm se të gjithë këta tituj. Ne duhet të jemi paksa të kujdesshëm sepse mund të themi shumë lehtë ‘T’i heqim qafe politikat tani. Të heqim dorë nga të gjithë titujt sepse nëse e humbim një do t’i humbim të gjithë. Kjo është lufta më e madhe në botën e boksit,” ka thënë mes tjerash Hern.

Xhoshua e bëri edhe më të mundur meçin me Fjuri duke e nokautuar Kubrat Pulevin. Mirëpo  VBO pret që Xhoshua të përballet me Oleksandr Usuk në meçin e radhës, duke i rritur gjasat që Xhoshua të heqë dorë nga ky titull apo Usuk të paguhet për t’u mënjanuar.

LEXO EDHE:

Back to top button