Hernandez: Duhet të jemi pozitiv dhe të marrim 3 pikë

Çavi Hernandez, do të drejtojë Barcelonën për herë të parë në Ligën e Kampionëve, kur “blaugranët” do të përballen me Benfikën. Trajneri spanjoll i ka kërkuar ekipit të tij të tregojë se janë më të mirë sesa që treguan në ndeshjen e parë ndaj tyre. Ishte humbja e thellë prej 3:0 ndaj Benficës që e vendosi Ronald Kouanin buzë greminës dhe ia lëkundi pozitën e tij si trajner i Barcelonës

“Ne duhet të tregojmë në fushë se jemi më të mire. Nëse fitojmë, do të jemi në raundin e dytë. Duhet të jemi pozitivë dhe të shkojmë në sulm, të shkojmë për tre pikët, edhe pse ndeshjen e fundit me Benficën e humbëm 3-0”, u shpreh Çavi në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

Takimi i parë i ish-mesfushorit spanjoll në krye të klubit erdhi në derbin katalanas kundër Espanjollit, ndeshje të cilën Barcelona e fitoi me rezultat minimal 1:0, falë golit nga penalltia të shënuar nga Memfis Dapaj.

LEXO EDHE:

Back to top button