Heroi i Hajdukut, Sahiti: Më ka munguar goli, tani na pret derbi i madh

Emir Sahiti ishte heroi i Hajduk Splitit në fitoren 1-0 ndaj Lokomotivës së Zagrebit. Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se pati shanse të mira shënimi për të dyja ekipet. Pjesa e dytë nisi furishëm, derisa Filip Krovinovic kishte një gol të anuluar në minutën e 47-të për pozicion jashtë loje Hajduku nuk u dorëzua dhe ia doli ta thyente mbrojtjen e mysafirëve, kur Sahiti shënoi në minutën e 76-të golin e fitores.

Pas ndeshjes, lojtari shqiptar ka thënë se ekipi i tij e meritoi të fitonte dhe kishte lëvdata të mëdha edhe për tifozët.

“Ne e merituam të fitonim. Kishim shumë raste. Çavlin u mbrojt mirë, një portier i mirë, i talentuar. Është një ndjenjë e mirë kur shënon një gol, gjëja më e rëndësishme është që fituam. Ne duhet ta harrojmë këtë lojë, na pret derbi i madh. Trajneri ka besim tek unë. Unë jap maksimumin tim edhe kur e kam të vështirë”, ka thënë Sahiti për Index.hr.

 

“Duhet të jemi shumë më mirë. Kemi lojtarë të mirë, me përvojë dhe të rinj. Ky është Hajduku. Çdo lojë ka të bëjë me fitoren.

Trajkovski dhe Zhaper? Ata po stërviten, janë këtu me ne. Lojtarë të mirë, me përvojë. Më vjen mirë që erdhën. Shpresoj se do të na ndihmojë.

 

 

“Është e rëndësishme. Kemi lojtarë të mirë, të talentuar. Ne analizojmë se ku mund të jemi të rrezikshëm. Trajneri është aty për të na treguar se ku mund të qëndrojmë më mirë”.

Unë godita, pashë hapësirën se ana e djathtë ishte bosh. Më ka munguar vërtet ky gol. Çdo lojtar dëshiron të shënojë. Jam shumë i lumtur.

Duhet të bëjmë më të mirën. Kjo fanellë e bardhë është e rëndë. Një mesazh për Torcidën? Ata janë lojtari ynë i 12-të. Nuk ka tifozë të tillë në Kroaci, e ndoshta as në Evropë”, ka shtuar më tej Sahiti.

 

Ky ishte goli i parë për Sahitin në këtë fillim sezon, ndërsa Hajduku i Splitit është lider me 18 pikë, tri më shumë se Gorcia që është në vendin e dytë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button