Hetim për vrasjen e djeshme në Manastir, kërkohet paraburgimi për të dyshuarin

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur procedurë hetimi ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 të Kodit Penal.

“I dyshuari më 21 shkurt ka vrarë me dashje dhëndrin e tij. Sipas informacioneve fillestare, tashmë i ndjeri, i armatosur me thikë të gjatë, ka filluar të godasë me shqelma derën hyrëse prej druri të shtëpisë së të dyshuarit dhe e ka thyer atë. Sapo ka hyrë brenda, ai është pritur nga i dyshuari i cili e ka qëlluar drejtpërdrejt me pistoletë të cilën e posedonte me leje. Ai tanimë të ndjerin e ka qëlluar me dy plumba, kështu që viktima është rrëzuar menjëherë dhe ka ndërruar jetë në vend”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pas ngjarjes, Prokurori Publik ka inspektuar dhe ka lëshuar urdhër për autopsi në trupin e të ndjerit, për mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes që do t’i nënshtrohen ekspertizës.

Prokurori publik kompetent i dorëzoi propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, duke vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes apo ndikimit te dëshmitarët.

LEXO EDHE:

Back to top button