Hetimet, Maradona vdiq nga neglizhenca e rëndë e mjekëve?!

Në Argjentinë, hetimet për vdekjen e Diego Armando Maradonës ende po vazhdojnë. Sipas “La Nacion”, nga përfundimet e para të hetimit të Prokurorisë del se “pacienti nuk u monitorua, nuk iu nënshtrua mbikëqyrjes së vazhdueshme mjekësore, pasi gjendja e tij shëndetësore e kërkonte këtë. Ai nuk po merrte ndonjë ilaç për sëmundjet e tij të zemrës”.
Këto janë implikime shumë të rëndësishme në hetimet, të cilat do t’i bënin hetuesit të mbështesnin hipotezën e vrasjes pa dashje. Konkluzioni paraparë është: “Neglizhencë serioze nga ana e mjekëve, askush nuk u kujdes për pacientin”.
Hetimi penal i ditëve të fundit mund të jetë në një pikë kthese. Pozicionet e mjekut Leopoldo Luke dhe psikiatrit Agustina Kosaçov bëhen të komplikuara. Pjesa më e madhe e përgjegjësisë duket se i drejtohet Lukes, i cili nënshkroi letrën e daljes nga spitali të Diegos, pavarësisht sugjerimit të “Sëiss Medical” për të vazhduar me trajtimin psikiatrik, klinik dhe rehabilitues në një institucion “ad hoc”. Gjykatësi Diaz për momentin nuk ka kërkuar arrestimin e mjekut personal të Maradonës, sepse “nuk ka rrezik arratisjeje”./Telesport.al/