Hezbollahu lëshoi rreth 240 raketa në Izrael
Sirenat e alarmit ranë sot në Izraelin qendror dhe verior, duke përfshirë Tel Avivin, për shkak të raketave të lëshuara nga Libani nga grupi militant Hezbollah.
Sipas ushtrisë izraelite (IDF), rreth 240 raketa janë hedhur në drejtim të Izraelit. IDF tha më parë se rreth 150 raketa u hodhën në Izrael.
Tel Aviv after a Lebanese strike🔥 pic.twitter.com/Jb10h2iQJ3
— Pheebs (@galpalpheebs) November 24, 2024
Përfaqësuesi i shërbimit të shpëtimit Magen David Adom tha se të paktën gjashtë persona u plagosën në sulmet. Në Petach Tikva, në lindje të Tel Avivit, shtëpitë janë dëmtuar dhe sirenat janë dëgjuar sërish sonte.
Lëvizja militante libaneze Hezbollah ka lëshuar raketa kundër Izraelit që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, në mbështetje të grupit palestinez Hamas. Ushtria izraelite u përgjigj me një fushatë masive sulmesh ajrore dhe një pushtim tokësor të Libanit.
Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë libaneze, rreth 84 persona kanë humbur jetën dhe 213 janë plagosur në sulmet ajrore të djeshme të Izraelit në Liban.