Hezbollahu lëshon breshëri raketash në veri të Izraelit

Hezbollahu lëshon breshëri raketash në veri të Izraelit

Hezbollahu ka goditur me më shumë se 50 raketa në postet ushtarake në veri të Izraelit, pasi 5 luftëtarë të organizatës u vranë.

Grupi militant libanez dërgoi valë raketash mbi kufi, që shënoi një nga bombardimet e tij më intensive që nga shpërthimi i konfliktit Izrael-Hamas më 7 tetor, shkruan Al Jazeera.

Hezbollahu ka thënë se duke i “nxehur” veprimet e tij në kufi, po lehtëson presionin ndaj Gazës.

Në një seri deklaratash, grupi i mbështetur nga Irani tha se breshëritë që gjuajti drejt posteve izraelite përfshinin 48 raketa Katyusha që u drejtuan në një bazë ushtarake në Beit Zeitem.

Luftëtarët e saj goditën gjithashtu tanke dhe vende ku trupat izraelite po merrnin pozicione, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button