Hidhet poshtë ideja e kthimit të Ramosit te Real Madridi

Real Madridi po përballet me lëndime të shumta këtë sezon. Në ndeshjen e fundit në “Santiago Bernabeu” ndaj Osasunës, u lënduan Rodrigo, Vaskez dhe Militao me këtë të fundit që do të jetë jashtë fushave për 9 muaj.

Është folur edhe për rikthimin e ish-kapitenit Serhio Ramos në fanellën e Real Madridit për të zëvëndësuar brazilianin, mirëpo kjo është hedhur poshtë nga mediumi spanjoll “AS”, duke thënë se nuk është konkrete.

Real Madridi, gjendet në vendin e dytë dhe ka gjithsej 27 pikë, 6 pikë më pak se lideri Barcelona. /IndeksOnline

LEXO EDHE:

Back to top button