“Higjiena Komunale”/ Punëtorët e ndërmarrjes, pa sigurim shëndetësorë?

“Higjiena Komunale”/ Punëtorët e ndërmarrjes, pa sigurim shëndetësorë?

Punëtorëve të Ndërmarrjes Publike të Higjienës Komunale të Shkupit, sipas informatave, tash e disa muaj nuk u është paguar sigurimi shëndetësor. Të shqetësuar, prapa kamerave, të punësuarit e kësaj ndërmarrje thonë se për shkak të kësaj nuk mund të realizojnë shërbime shëndetësore, duke përfshirë vizitat te mjeku amë, analiza laboratorike dhe trajtime të tjera mjekësore. Në një pyetje dërguar Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale Shkup, nuk e konfirmuan nëse këto pretendime janë të vërteta, ndërsa nuk u përgjigjën as se cila është arsyeja e mos pagesës së sigurimit. Sipas informatave jo zyrtare, kjo situatë pritët të tejkalohet gjatë ditës së sotme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button