Higjiena Komunale, të larguarit në pritje të kthimit në punë

Higjiena Komunale, të larguarit në pritje të kthimit në punë

Gazetare: Melihate Rustemi

Drejtuesit e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” nuk japin asnjë sqarim se ¬çfarë vendimi mori Bordi drejtues për 32 punonjësit e përjashtuar nga kjo ndërmarrje. Për këto të fundit, Inspektorati Shtetëror i punës ka konstatuar se janë larguar në mënyrë të paligjshme dhe një javë më parë kërkoi rikthimin e tyre në punë. Naser Bilalli, i përjashtuar nga puna tha se zyrtarisht nuk janë informuar nga askush nëse do të rikthehen në punë. Madje, Bilalli tha se jo zyrtarisht kanë mësuar që në punë janë vetëm gjashtë punonjës.

“I kanë selektuar. Sipas bordit vetëm 6 persona janë kthyer por edhe për ato gjashtë persona nuk kemi informata kush dhe si. Nuk kemi informata zyrtarisht se kush janë kthyer ose jo. Ka mbet ashtu, prej asaj dite. Njëri prej atyre që duhet të kthehet jeni edhe ju. Ashtu ishte, se njëri prej atyre është edhe emri im por zyrtarisht nuk kam asnjë njoftim. Në qoftë se ishim kthyer në punë është dashur me na thirrur, me na tregu se duhet me vazhdu punën”, deklaroi Naser Bilalli, i përjashtuar nga puna.

Sefer Qahili tha se për 32 vjet përvojë asnjëherë nuk kishte bërë lëshime në punë. Prandaj, siç shton ai, drejtësinë do ta kërkoj deri në fund.

“Fakt që nuk kemi asnjë përgjigje, as prej drejtoreshës, as prej këshillit drejtues, as prej dikujt tjetër që duhet me na tregu, me na informuar. Presim që të na informoj sa më shpejt që ta dimë se ku, çka me vazhdu. Besoj që nuk jemi fajtor për kurgjë. Sigurisht, deri në fund do të shkojmë, patjetër, 33 vjet të punosh”, tha Sefer Qaili, I përjashtuar nga puna.

Punonjësit e përjashtuar nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” pretendojnë se nga puna janë larguar padrejtësisht pavarësisht vendimeve për punë mbi 30 vjet, respektimit të orarit dhe rregullores për punë në këtë institucion. Siç thonë ata pjesëmarrja në protestë është arsyeja e vetme e përjashtimit nga puna. Protesta kishin nisur për rritjen e pagave dhe kushte tjera në, por drejtuesit e higjienës dolën me të dhëna për keqpërdorime të shumta, për të punësuar që merrnin paga e jetonin jashtë shtetit, të tjerë që me vite ishin vetëm në ndërrimin e natës, por që nuk shkonin në punë e shkelje tjera ligjore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button