“Hiqe maskën Enzo, e dimë që je Cesc Fabregas”

Skuadra e Çellsit arriti fitore 4:0 ndaj Sautemptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Premier Ligës. Një paraqitje tejet pozitive e zhvilloi mesfushori i kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandez.
Enzo bëri një ndeshje shumë të mirë, duke e kontrolluar mesfushën në mënyrë përfekte. Madje kishte tifoz që shkruanin: “Hiqe maskën Enzo, e dimë që je Cesc Fabregas”.
24-vjeçari gjatë këtij sezoni në Premier Ligë ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asiste./Indeksonline/