Histori në “San Siro”, italiani më i ri që ka debutuar në Ligën e Kampionëve!

Në moshën 16 vjeç e 226 ditë, Kamarda mposhti rekordin e mbajtur nga Moise Kin. Momenti historik në “San Siro” ishte shkruar në minutën e 75-të të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Klub Brizhit.

Trajneri i “kuqezinjve”, Fonseka dërgoi Françesko Kamarda-n në fushë në vendin e Moratas mes zhurmës së turmës së pranishme.

Kamarda është në fakt lojtari më i ri italian që ka debutuar në Ligën e Kampionëve në moshën 16 vjeç e 226 ditë. Është thyer rekordi i mbajtur nga Moise Kin, i cili debutoi me fanellën e Juventusit në moshën 16 vjeç e 267 ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button