Historiani Petar Todorov në Alsat flet për “Vanço Mihajlovin”

Emërtimi i klubit kulturor me emrin Vanço Mihajlov, dërgon një mesazh shumë të keq, thotë historiani Petar Todorov, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Përbashkët Historik në negociatat me Bullgarinë. Ai në Programin 200, që transmetohet sonte në orën 22 Alsat, tha se nëse ka qëllime të sinqerta, klube të tilla duhet të mbajnë emrat e njerëzve që kanë kontribuar realisht në kulturë, dhe janë të përbashkët për të dyja shoqëritë, shkruan Alsat.
“Nëse klubi promovon se duhet të ndërtojë bashkëpunim mes dy popujve dhe dy kulturave, atëherë duhet të keni shumë kujdes se çfarë emri zgjidhni. Përveç faktit që është zgjedhur emri i një personi që ka luajtur një rol negativ në histori, për mendimin tim nuk duhet të jetë si emër i një klubi, që do të promovonte afrimin e popujve. Kontaktet e tij me Gjermaninë naziste, me SS, Hajnrih Himler dhe ustashët dhe Ante Paveliqin, e fusin tashmë në grupin e njerëzve që ishin bashkëpunëtorë të atij koalicioni fashist në Luftën e Dytë Botërore”, tha Petar Todorov – anëtar i Komisionit të Përbashkët për Histori