Historike, Dukagjini kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Dukagjini është kualifikuar në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.

Klubi kosovar mposhti me 2-3 skuadrën e FC Europa, ose 3-5 rezultati i plotë, duke siguruar kështu raundin e dytë në garat e UEFA-s.  Golat për ekipin e Armend Dallkut i shënuan: Zulfiji (2) dhe Arbër Shala, kurse për vendasit, i realizuan: Kuintana dhe Vera.

Tre kartona të kuq u dhanë në këtë ndeshje. Dy ishin për ekipin nga Gjibraltari dhe një për Dukagjinin, të cilin e mori Shabani.

Në raundin tjetër, skuadra e Dukagjinit luan me ekipin nga Kroacia, Rijeka. Kjo ndeshje zhvillohet menjëherë pas një jave në Kroaci, kurse e kthimit me 3 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.

LEXO EDHE:

Back to top button