Historike, ekipi modest francez për herë të në Ligën e Kampionëve

Ligue 1 e Francës ka mbyllur sezonin 2023/24, ku janë vendosur të gjitha verdiktet, me Monako-n dhe Brest-in që i bashkohen PSZH-së në Ligën e Kampionëve, ndërsa skuadra e Lillës, ku luan Edon Zhegrova, përmes eliminatoreve do të tentojë të futet në garën më të madhe për klube.
Padyshim që verdikti më befasues i këtij sezoni ishte pozicionimi në vendin e tretë të modestëve të Brestit, që do jenë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm. Një ngjarje historike kjo më Brestin që feston gjithashtu fitoren e 200-të të të gjitha kohërave në elitën e futbollit francez.
Kjo shifër u siglua pas triumfit 0-3 të Brestit, në ndeshjen e fundit të kampionatit