Hoda: E dhimbshme për dëshmorët përmendorja gjysmake

Hoda: E dhimbshme për dëshmorët përmendorja gjysmake

Përmendorja që së fundmi u promovua në Sllupçan të Komunës së Likovës është mirëpritur edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së, megjithatë kjo Organizatë kundërshton ashpër politizimin dhe përvetësimin e saj nga subjekte të caktuar politike, konkretisht BDI-së. Hoda madje kritikon ndërtimin e përmendoreve nëpër fshatra, ai kërkon ndërtimin e tyre në një qendër urbane apo ndërtimin e një përmendore të përgjithshme të UÇK-së, shkruan Alsat.

“Kjo është ajo pjesa që është e dhimbshme, për shkak se janë projekte të filluara pa plan. Për shembull, projekti që është në Sllupçan, ne jemi shumë të kënaqur, si përfaqësues që është ngritur një përmendore e tillë, por absolutisht jo t’i jepet ngjyrim politik. Për shkak se është një përmendore që është nisur që para 20 vjetëve dhe po mbarohet tani, dhe tani është gjysmake, sa e pamë nga mjetet e informimit. Pastaj ajo që është edhe më e dhimbshme është fatkeqësia e ndërtimit të përmendoreve të tilla nëpër fshatra, nëpër kodrina të disa fshatrave dhe jo në ndonjë qendër urbane. Dhe mbi të gjitha mos ngritja e një përmendore të përgjithshme të UÇK-së në një vend të caktuar ku do të shkohet dhe do të bëhet një manifestim vjetor siç është 5 maji, dita e dëshmorëve por parcializimi i vetë dëshmorëve tregon se nuk është realizuar ideali për të cilin kanë dhënë jetën dhe e gjithë kjo është fatkeqësi që përdoret për përfitime politike konkrete”, tha Hoda. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button