Hodai: Reformat në arsim shihen si mundësi për t’u ngritur politikisht

Kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai në paraqitjen e tij të sotme në emisioni “Rruga Drejt” në Alsat tha se arsyeja se pse deri më sot kanë dështuar disa tentativa për të reformuar arsimin është mos-konsultimi i palëve që preken direkt nga ndryshimet.
Arsyeja pse kemi pasur reforma arsimore që nuk kanë përfunduar asnjëherë apo nuk kanë pasur implementim të suksesshëm në Arsim ka qenë fakti se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ose edhe institucionet tjera, kur kanë filluar të bëjnë reforma nuk i kanë konsultuar aspak akterët kryesorë që preken nga këta vendime”, tha mes tjerash Hodai.
Hodai tha se për të pasur reforma të suksesshme duhet edhe konsensus mes subjekteve politike.
Shikoni se çfarë polarizimi ka në Parlament, ndërkaq në vendet e Evropës kur bisedohet për reforma arsimore, dhe për plitika rinore, për ta rritur standartin rinorë, kanë një konsensus të plotë qoftë në Parlament qoftë brenda partive”, deklaroi Hodai.
Përshpejtimin e reformave në Arsim, Hodai i cilëson si tentim të institucioneve që të përfitojnë pikë politike.
Ministrja dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës reformat i sheh si një pjesë politike që do ta ngrejë atë në të ardhmen politikisht. Nuk janë konsultuar as nxënësit as prindërit por edhe mësimdhënësit”, pohoi Hodai.