Holanda ka tërhequr nga tregu qershitë e ngrira nga Serbia për shkak të një sasie të madhe pesticidesh: Një rrezik “serioz” për shëndetin

Holanda ka tërhequr nga tregu qershitë e ngrira nga Serbia për shkak të një sasie të madhe pesticidesh: Një rrezik "serioz" për shëndetin

Holanda ka tërhequr nga tregu qershitë e ngrira me origjinë nga Serbia për shkak të tejkalimit të sasisë së lejuar të pesticideve, njoftoi sistemi evropian i paralajmërimit dhe raportimit të ushqimit RASFF.

Bëhet fjalë për pesticidin dimethoat, i cili u zbulua në një sasi më të madhe se sasia e lejuar.

Rezultatet e analizës së mostrës së datës 6 mars treguan se prania e atij pesticidi ishte 0,044 miligramë për kilogram, ndërsa lejohet 0,01 miligramë për kilogram. Kontrolli është bërë nga prodhuesi.

Rreziku për shëndetin është shënuar në faqen e internetit të RASFF si “serioz”.

Njoftimi për tërheqjen e qershive të ngrira është publikuar në faqen e RASFF dy ditë më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button