Holanda kërkon test negativ për Covid-19 nëpër aeroporte, për të gjithë udhëtarët

Të gjithë udhëtarët e fluturimeve drejt Holandës do të duhet të kenë test negativ për koronavirus jo më të vjetër se 72 orë nga e marta e ardhshme, bëri të ditur Qeveria holandeze.

Masa tashmë është në fuqi për pasagjerët nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut pasi në këto vende u shfaq varianti i ri i koronavirusit.

Qeveria shtoi se po shqyrtohet mundësia që kjo masë të aplikohet edhe për pasagjerët që mbërrinin në vend me tren, autobus ose anije.

Pasagjerët që mbërrijnë në Holandë duhet të izolohen për 10 ditë, edhe përkundër testit negativ.

LEXO EDHE:

Back to top button