Holanda pjesërisht do të nis hapjen e shkollave

Shkollat fillore dhe kopshtet në Holandë do të hapen më 8 shkurt, tha ministri i Arsimit i këtij vendi, Arie Slob, raporton Anadolu. Slob në një konferencë për shtyp tha se mësuesit do të jenë në gjendje të kryejnë teste për koronavirusin e ri (COVID-19) që japin rezultate të menjëhershme për të zbuluar rastet në shkolla.

Në rast se rezultati i testit të një nxënësi rezulton pozitiv, të gjithë nxënësit në atë klasë do të futen në karantinë për pesë ditë, shtoi ai. Slob tha se arsyeja më e rëndësishme për hapjen e shkollave fillore është se lloji i ri i virusit i cili u shfaq në Britaninë e Madhe rrallë kontraktohet nga fëmijët. Shkollat në Holandë janë mbyllur që kur rastet e reja u rritën më 17 dhjetor të vitit 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button