Holanda planifikon heqjen e ndalimit të udhëtimeve nga Britania

Holanda po planifikon të heqë ndalimin e saj për udhëtarët nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut për sa kohë që ata rezultojnë negativë në lidhje me COVID-19.

“Udhëtarët që hyjnë në vend do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë”, tha ministrja e Transportit, Cora van Nieuëenhuizen, sipas transmetuesit NOS.

“Aktualisht po zhvillohen bisedime me linjat ajrore dhe operatorët e trageteve rreth mënyrës se si duhet të monitorohen rezultatet e testeve”, sqaroi ajo.

Ministrja theksoi se nuk mund të premtojë që udhëtimet do të rifillojnë para Krishtlindjes.

LEXO EDHE:

Back to top button