Holifilld pëson disfatë me nokaut teknik

Ivander Holyfield pësoi një humbej të shpejt në kthimit e tij në ring pas më shumë se 10 vite. Holifilld u mund nga ish-ylli i UFC-së, Vitor Belfort, në rundin e parë të meçit të tyre në Florida. Ish kampioni I botës, 58-vjeçar Holifilld, u pajtua të ishte zëvendësues i Oskar De La Hoja-s, i cili ishte tërhequr nga kjo luftë për shkak se ishte infektuar me “Covid-19”.
Por rikthimi i Holyfield në ring pas shumë vitesh zgjati vetëm tre minuta, pasi Belfort e rrëzoi në dysheme atë para se gjyqtari ta ndërpriste luftën.
Vitor Belfort’s pressure proved to be too much for Evander Holyfield.
(via @OmarESPN) pic.twitter.com/wlR89gCjJC
— ESPN Ringside (@ESPNRingside) September 12, 2021
Holifilld ishte i ngadalshëm dhe pa ritëm që prej fillimit të luftës dhe pësoi nokdaun herët pasi e mori një goditje të fuqishme nga Belforti. Edhe pse u çua në këmbë, 58-vjeçari mori edhe disa goditje të shpejta nga Belforti dhe përfundoi në dysheme për herë të dytë.
Holyfield ia doli të ngrihej në këmbë në kohë por një sulm i vrullshëm i Belfortit e detyroi gjyqtarin ta ndërpresë meçin dhe ish-ylli i arteve të përziera marciale fitoi me nokaut teknik në rundin e parë.
Vitor Belfort just destroyed Evander Holyfield
We just witnessed elderly abuse on live TV #HolyfieldBelfort #TrillerFightClub pic.twitter.com/2jxTzUF4iq
— 𝙎𝙡𝙖𝙬𝙨𝙤𝙢𝙚 (@SlawsomeMMA) September 12, 2021