Hollandë/ Disa persona merren peng, evakuohet zona

Hollandë/ Disa persona merren peng, evakuohet zona

Disa persona në qytetin holandez Ede janë marrë peng të shtunën, përderisa autoritetet kanë evakuuar banorët në zonën përreth, tha policia.

Policia tha se nuk ka tregues se ky incident ka motive terroriste. Disa njësi të policisë speciale janë dislokuar në vendngjarje, përkatësisht në një ndërtesë në qendër të qytetit, tha policia përmes një njoftimi. Autoritetet e sigurisë shtuan se 150 shtëpi janë evakuuar dhe policia u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës. Pengjet po mbahen në një klub të natës.

Në qytetin Ede, për shkak të kësaj ngjarjeje, është anuluar transporti hekurudhor, tha operatori kombëtar i trenave.

LEXO EDHE:

Back to top button