Hollovej dominon në 110 metra, Nexhot e para në kërcim me shkop

Atleti amerikan Grant Hollovej, është fitues i garës në 110 metra me pengesa, me kohë 13.03 sekonda. Në vendin e dytë u ndal amerikani Trej Kaningem me kohë 13.08 sekonda, para spanjollit Asier Martinez me kohë 13.17 sekonda. Ndërkohë kampioni olimpik, Hansll Pergament u lëndua para garaës dhe u tërhoq nga gara finale, dy minuta para fillimit të saj.

Amerikani Rajan Krauzer, arkëtoi medaljen e artë në hedhjen e gjyles, në kuadër të Botërorit në Juxhin të SHBA-së, duke regjistruar distancën prej 22.94 metra. Vendi i dytë dhe I tretë, poashtu u takoi atletëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Xho Kovaç u ndal në vendin e dytë, me distancën 22.89 metra, ndërsa në të tretë u ndal Xhosh Avotunde me 22.29 metra.

Atletët amerikan dominuan edhe në kërcim me shkop, në konkurencën e femrave. Medalja e artë shkoi te Kejti Nexhot, e cila arriti lartësinë prej 4.85 metra, duke lënë pas bashkëkombasen Sendi Morris me lartësinë e njëjtë, por e aritur me më shumë tentime. Ndërkohë vendi i tretë dhe medalja e bronztë i takoi atletës nga Zelanda e Re, Nina Kenedi me 4.80 metra.

Atleti nga Uganda, Xhoshua Çeptegi, është fitues i medaljes së artë në 10.000 metra. Rekordmeni I botës, kaloi cakun me kohë 27 minuta, 27 sekonda e 43 të qindtat, duke arkëtuar medlajen e dytë të artë, radhazi, në kampioantet e botës të atletikës. Në vendin e dytë u ndal atleti nga Kenia, Stenli Mburu, para bashkomëbasit të tij, Xhejkon Kiplim. Ndërkohë kampioni olimpik, Selemon Barega nga Etiopia, u ndal në vendin e 5-të.

LEXO EDHE:

Back to top button